Lamtumira për Bujar Nishanin/ Demokratë e socialistë i bëjnë homazhe ish-Presidentit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lamtumira për Bujar Nishanin/ Demokratë e socialistë i bëjnë homazhe ish-Presidentit

Shteti shqiptar nderoi sot presidentin e 6 të republikës së Shqipërisë, Bujar Nishanin, i cili u nda nga jeta në 29 maj.

 

Presidenti i Republikës Meta, kryetarja e kuvendit Nikolla, përfaqësues të qeverisë e të opozitës, deputetë demokratë të cilët e kanë pasur koleg, si dhe ambasadorët e akredituar në Tiranë bënë homazhe dhe vlerësuan trashëgiminë politike e institucionale të ish-kreut të shtetit.

 

Advertisement

ILIR META
PRESIDENT I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

“Si kryetar i shtetit ai punoi me përkushtim të radhë në mbrojtje të kushtetutës. Ai punoi për të forcuar frymën e tolerancës dhe bashkëjetesës fetare në vend. Ai besoi deri në fund te demokracia. Si president në 100 vjetorin e shtetit shqiptar ai mëshiroi këto parime.”

 

Në homazhe morën pjesë edhe politikanët nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, si dhe të gjithë ish-presidentët shqiptarë.

Advertisement

 

ALFRED MOISIU

ISH-PRESIDENT I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

“Mund të them që ka qenë president i mirë i përkushtuar për detyrën dhe për të zbatuar kushtetutën.”

Advertisement

 

BAMIR TOPI

ISH-PRESIDENT I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

 

Advertisement

” La mbrapa një vepër shumë komplekse. I lehtë i qoftë dheu.”

 

FATMIR SEJDIU

ISH-PRESIDENT I REPUBLIKES SE KOSOVES

Advertisement

” Ne nuk kemi qenë në të njëjtën kohë president të vendit, por e ndjej veten me privilegj që kam njohur një njeri kaq fisnik.”

Ceremonia shtetërore për Bujar Nishanin bashkoi socialistët dhe demokratëttë cilët vlerësuan ish-presidentin, por as ky moment humbje për skenën politike nuk bashkoi PD, pasi të dy grupimet që janë sot në partinë më të madhe të opozitës u kujdesën të zgjidhnin orare të ndryshme për të bërë homazhe

ENKELEJD ALIBEAJ

KREU I GRUPIT PARLAMENTAR TW PARTISE DEMOKRATIKE

Advertisement

 “Ikja e një copëze historie, ikja e një copëze politike të një burri të urtë, të qetë që lëshonte vetëm sinjale paqeje dhe mirësie”

 

TAULANT BALLA

KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR TE PARTISE SOCIALISTE

Advertisement

 

 “Do ruaj respektin për Bujar Nishanin kundërshtar, por edhe një personalitet që erdhi nga fusha ushtarake por që tregoi respektin ndaj Kushtetutës dhe interesit të vendit, gjatë ushtrimit të detyrës së tyre.”

 

Në mesdite arkëmorti me trupin e Bujar Nishanit u nis drejt varrezave, ku do të prehet ish-presidenti i Shqipërisë.

Advertisement

 

Kryetari i PD, Sali Berisha, njeriu qe ka bashkëpunuar më gjatë me Nishanin mbajti fjalimin e lamtumirës, duke mos e fshehur dhimbjen e këtij momenti të vështirë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy