Largimi i shqiptarëve/ Rama: Jashtë shtetit nuk iu kanë shtruar tapet të kuq, Shqipëria ofron shumë mundësi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Largimi i shqiptarëve/ Rama: Jashtë shtetit nuk iu kanë shtruar tapet të kuq, Shqipëria ofron shumë mundësi

Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në Berat, ku ka zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarët.

 

Nga aty, Rama tha se qeveria është e vetëdijshme në problemet që kanë të rinjtë në përditshmërinë e tyre.

 

Advertisement

Duke komentuar largimin e shqiptarëve, Rama tha se vështirësitë janë në çdo vend të botës dhe se askush nuk i pret me tapet të kuq.

 

Këtu ka vështirësi, por kudo ka vështirësi. Askund nuk është shtruar një tapet i kuq ku po presin të shkosh ti dhe të kesh një jetë siç e ëndërron. Kudo duhet të bësh sakrifica dhe duhet të punosh shumë për të arritur atë që do”, tha Rama.

 

Advertisement

Kryeministri përsëriti thirrjen që të rinjtë të qëndrojnë në Shqipëri dhe të luftojnë në vendin e tyre për të realizuar ato që ëndërrojnë, pasi vendi ynë ofron pafund mundësi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy