Largo makinën nga hoteli/ Kamarieri nga Laçi qëlloi 41-vjeçarin në krahahor me thikë, pranga vëllait dhe pronarit të tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Largo makinën nga hoteli/ Kamarieri nga Laçi qëlloi 41-vjeçarin në krahahor me thikë, pranga vëllait dhe pronarit të tij

Policia e Vlorës arrestoi dy vëllezërit Xhanelo dhe Xhoi Taraj, pasi goditën me thikë Klodian Bakian, i cili si pasojë e plagëve ndërroi jetë në spital.

 

Konflikti mes dy vëllezërve nga Laçi dhe 41-vjeçarit nga Tepelena nisi për shkak të parkimit të makinës. Bakia e kishte lënë mjetin e tij përpara hotelit ku punonin dy autorët e.

 

Advertisement

Ata i kërkuan viktimës që të largonte makinën e parkuar, por 41-vjeçari nuk ka pranuar. Këtu nisi dhe debati i cili degradoi në përleshje fizike. Një nga vëllezërit në këtë moment ka marrë një thikë duke e qëlluar Klodian Bakian në kraharor.

 

Pak orë pas krimit, policia arrestoi edhe administratorin e hotelit,Genci Mehmeti, i cili akuzohet për moskallëzim krimi.

 

Advertisement

Xhanelo dhe Xhoi Taraj ishin punësuar në Sarandë për sezonin e verës, pasi kishin lidhje familjare me administratorin. Të dy vëllezërit akuzohen për plagosje të rëndë me dashje me pasojë vdekjen dhe mbajtje të armëve të ftohta.

 

Ata u kapen nga policia në një garazh pallati, ku ishin fshehur menjëherë pas krimit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy