Leku, më “joshës” përballë euros

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Leku, më “joshës” përballë euros

Ndryshe nga ç’pritej, euro prej muajsh nuk është në një terren favorizues përballë lekut. Në vitet e mëparshme, monedha evropiane forcohej në raport me lekun, pas largimit të turistëve në sezonin dimëror. Por këtë vit nuk po ndodh kështu. Por pse po dobësohet në mënyrë të vazhdueshme euro?

 

Dritan Vakaj nga Shoqata e Agjencive të Këmbimit Valutor renditi në emisionin “E-Zone” në “Vizion Plus” si arsye kryesore rritje e normës bazë të interesit për lekun.

 

Advertisement

Një ndër ndryshimet dhe problemet kryesore që kemi është rritja e normës bazë të interesit, që do të thotë leku është më i pëlqyeshëm për investime, sidomos për obligacione dhe bono thesari. Një tjetër fenomen i vënë re dukshëm është transferimi i fitimeve nga kompanitë e huaja. Ata po parapëlqejnë që fitimet e tyre t’i riinvestojnë në Shqipëri”, u shpreh Dritan Vakaj në “E-Zone”.

 

Marsi është muaji i mbylljes së bilanceve për kompanitë, kur fitimet këmbehen nga lekë në euro. Por as ky moment nuk pritet të forcojë euron këtë vit.

 

Advertisement

Nuk besoj se do të ndikojë. Fitimet nuk po transferohen në mënyrë masive jashtë dhe tregu po shikohet si një mundësi për t’u riinvestuar. Përkon edhe me fillimin e sezonit turistik dhe dekuilibrohet rezerva valutore prej rritjes së fluksit të turistëve”, shpjegoi Dritan Vakaj.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy