
Policia ka sekuestruar 217 celularë me vlerë rreth 70 mijë euro, të cilat do të tregtoheshin pa fatura. Celularët e sekuestruan në dy dyqane të ndryshme në Lezhë, ndërsa në pranga u vu administrator.
Aparatet telefonike u gjetën gjatë kontrolleve në këto biznese dhe rezultuan të pashoqëruar me dokumentet justifikuese që vërtetojnë origjininën e mallit, si certifikatë autenciteti, deklarata doganore apo kontrata furnizim/blerje të tyre.
Advertisement
Gjithashtu, gjatë kontrollit në këto dyqane, u konstatua që 3 nga punonjësit ishin të pasiguruar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Advertisement