“Librat falas deri në klasën e 9″/ Basha: Unë s’bej premtime, por marr angazhime

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Librat falas deri në klasën e 9″/ Basha: Unë s’bej premtime, por marr angazhime

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zgjedhur një familje që jeton në periferi të Tiranës për t’i shpjeguar programin elektoral të opozitës.

Basha i ka shpjeguar Ramazan Lecit që jeton në Lundër se PD për çdo fëmijë deri në moshën 5-vjeçare PD do të japë 3 mijë lekë çdo muaj, dhe kur fëmijët të shkojnë në shkollë tekstet do t’i kenë falas deri sa të shkojnë në gjimnaz.

 

LULZIM BASHA

Advertisement

KRYETAR I PD

 

“Në zonat rurale do fillojë një program. Mbaroi shkolla në orën 12.00 apo në orën 13.00, do rrijë e hapur shkolla deri në orën 16.00 apo deri në orën 17.00, që fëmija të bëjë detyrat aty, të mësojë kompjuterin, të mësojë ndonjë gjuhë të huaj, të mos rrijë rrugëve dhe do t’i sigurojmë edhe një vakt për të ngrënë. Mund të jenë familje me të ardhura të mira që mund ta sigurojnë vetë, po ka shumë familje që nuk e sigurojnë dot“.

 

Advertisement

Basha, shton Vizion Plus, ka premtuar financim nga buxheti i shtetit për të rinjtë që shkojnë në universitet nëse PD fiton zgjedhjet në 25 prill.

 

“Më 25 Prill nuk bëhet fjalë për fitoren e një njeriu apo të një partie apo të një koalicioni, bëhet fjalë për fitoren e çdo shqiptari. Edhe ne prandaj jemi munduar. Kemi më shumë se një vit e gjysmë që punojmë me programin tone, që me atë program të marrim angazhime që ndihmojnë çdo shqiptar. Gjëja më e kollajtë por dhe më e poshtër e politikës, është të vijë me premtime boshe. 300 mijë vende pune, shëndetësi falas dhe pastaj e pamë se ku përfunduam. Prandaj dua t’ju them sot, unë nuk bëj premtime, asnjë premtim s’keni për të dëgjuar nga fjala ime. Angazhime përmes një plani të cilin e kemi punuar me ekspertët më të mirë.

 

Advertisement

Një tjetër premtim i lideri të opozitës është edhe pagesa e interesave të kredisë për çdo familje që blen një banesë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy