Ligji i ri i integrimit në BE; mazhoranca dhe opozita gjejnë konsensusin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ligji i ri i integrimit në BE; mazhoranca dhe opozita gjejnë konsensusin

Procesi i integrimit ka bashkuar të gjithë krahët e politikes në parlament, edhe pse situata në sallën e kuvendit ka qenë e tensionuar prej muajit janar.

 

Me konsensus, të gjitha forcat politike kanë miratuar një ligj të ri, për rolin e parlamentit në procesin e integrimit, duke përfshirë sfidat e reja që ka Shqipëria në rrugën drejt Brukselit, pas fillimit të bisedimeve për anëtarësim.

 

Advertisement

JORIDA TABAKU

KRYETARE E KOMISIONIT TE INTEGRIMIT

“Opozita në procesin ë integrimit duhet të jetë jo vetëm pjesë e tij, por duhet të jetë ajo që siguron nga njëra anë llogaridhënien dhe së dyti edhe monitorimin e këtij procesi.”

 

Advertisement

Ligji synon që dy strukturat e parlamentit të drejtuara nga Partia Demokratike, këshilli kombëtar i integrimit dhe komisioni i integrimit të kenë rol në të gjithë procesin e negociatave për 35 kapitujt, që duhet të mbyllë Shqipëria, para se të bëhet anëtare në BE.

 

“Struktura negociuese duhet patjetër në cdo moment të fazës së negociatave, por ajo që është më e rëndësishme përpara prezantimit të pozicioneve negociuese në Bruksel që konsiderohet edhe mbyllja e secilit prej kapitujve dhe më pas e clusterit, sepse tani kemi një metodologji të re; duhet të sjellë pozicionin negociues këtu kë parlament.

 

Advertisement

Modeli për të fuqizuar komisionin parlamentar, është marrë nga Gjermania dhe synon që çdo aktor, veçanërisht opozita, të ketë zë në procesin e integrimit.

 

“Ky është modeli I budenstagut; politikës së jashtme dhe për cështjet europiane ku parlamenti ka një rol të dorës së parë dhe imponon qëndrimin mbi qeverinë, duke pasur parasysh që një pjesë e këtyre pozicioneve mund të kërkojnë dhe mbështetje politike përtej krahëve por nga ana tjetër mund të kërkojnë edhe ligje me shumicë të cilësuar është menduar kjo formulë.”

 

Advertisement

Ndër vite ka pasur disa përpjekje për ta konsideruar procesin e integrimit si proces të përbashkët të partive politike. Gjithnjë komisioni i integrimit është drejtuar nga opozita, për disa vite ka funksionuar tryeza e dialogut të nivelit të lartë, ku në krah të kryeministrit ishin edhe përfaqësuesit e PD, në 2015 u ngrit këshilli kombëtar i integrimit sërish me synimin për të bërë pjesë në proces opozitën.

Por deri më tani, vullneti për të bashkëpunuar me opozitën ka mbetur tek deklaratat publike dhe sot Partia Demokratike ndihet e përjashtuar nga i gjithë procesi i shqyrtimit analitik të legjislacionit, proces i cili nisi i pari me hapjen e negociatave.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy