Lista e këshilltarëve bashkiakë/ Berisha: Referencë, zgjedhjet e vitit 2015. Asnjë bashkëpunim  me Alibeajn

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lista e këshilltarëve bashkiakë/ Berisha: Referencë, zgjedhjet e vitit 2015. Asnjë bashkëpunim  me Alibeajn

Rezultatet e zgjedhjeve lokale të vitit 2015 do të shërbejnë si bazë për ndërtimin e listës së kandidatëve për këshillat bashkiakë të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

 

Gjatë një konference me gazetarët, lideri historik i PD Sali Berisha, shpjegoi se bisedimet ende vazhdojnë dhe hartimi i listës nuk ka përfunduar.

 

Advertisement

SALI BERISHA

 

ISH-KRYEMINISTËR

 

Advertisement

“Në dijeninë sipas përqindjeve në çdo bashki. Referencë është 2015-ta. Lista e këshillit bashkiak nuk është mbyllur akoma, do ta miratojë kryesia, po propozojnë degët dhe mbi bazën e propozimit të degëve, kryesia do të miratojë këshillat.”

 

Por ndërsa negociatat vazhdojnë me Ilir Metën, Vangjel Dulen dhe Nard Ndokën, Berisha ka hedhur poshtë bashkëpunimin me Enkelejd Alibeaj.

 

Advertisement

“PD del nga kjo betejë shumë më dinjitoze, largohen prej asaj ata që nuk duhej të ishin kurrë në këtë parti, për implikimet e tyre. Kjo është ndarja përfundimtare dhe kjo e bën PD shumë më të besueshme. “

 

Nga ana tjetër Berisha sqaroi se demokratët po organizohen për të monitoruar çdo parregullsi të fushatës elektoral dhe ditës së zgjedhjeve.

 

Advertisement

“Ne kemi krijuar grupet e monitorimit të procesit zgjedhor, dhe po monitorojmë çdo dhunim dhe shkelje. Iu bëj thirrje qytetarëve, që çdo fakt dhe dokument që të kenë, që ky narkoshtet kryen në dhunim të zgjedhjeve, të informojnë.”

 

Afati përfundimtar për dorëzimin e listës së kandidatëve është ditën e hënë në 27 mars. Në dhjetor Berisha ka zgjedhur të gjithë kandidatët për kryetar bashkie, me perjashtim të Malesisë së Madhe, bashki për të cilën ende nuk ka një kandidat.  Deri të hënën koalicioni “Bashkë Fitojmë”  duhet të mbyllë dhe listat për keshillat bashkiakë për 61 bashkitë e vendit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy