Llalla u dënua me 2 vjet burg/ Avokati: Po bien këmbanat për të gjithë ata që kanë fshehur pasurinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Llalla u dënua me 2 vjet burg/ Avokati: Po bien këmbanat për të gjithë ata që kanë fshehur pasurinë

Ish-Prokurori i Përgjithshëm i Republikës, Adriatik Llalla u dënua sot me dy vjet burg nga Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Krimit dhe Korrupsionit.

 

Në edicionin e lajmeve në “Vizion Plus”, juristi Saimir Vishaj komentoi vendimin e trupës gjykuese, vendim që përfshin edhe ndalimin për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare.

 

Advertisement

Vishaj sqaroi se më dhënien e këtij vendimi, Llalla nuk është më i pandehur, por i dënuar, dhe se forcat e policisë mund të bëjën ekzekutimin e këti vendimi penal.

 

“Me dhënien e vendimit të Gjykatës së Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndryshoi pozita. Nuk është më i pandehur, por i dënuar, i deklaruar fajtor. Forcat e policisë mund të bëjnë ekzekutimin e dënimit, ose vetë personi mund të paraqitet në mënyrë vullnetare pranë një drejtorie policie qaku, sepse ka një status – i dënuar..Në momentin që personi arratiset, do të thotë që ka fajësi. Po të isha në vendin e Llallës, do të paraqitesha në stacionin e policisë më të afërt për të bërë të mundur ekzekutimin e Apelit. Duke qenë se ky vendim është në kuadër të reformës në drejtësi, duhet të kemi edhe për një anëtar të KPA, që Apeli ka dhenë për Luan Dacin, është vendimi i formës së prerë që vetë KPA nuk po e zbaton. Nëse ligji është i barabartë për të gjithë dhe në çdo sferë, duhet të shkojë në burg Llalla, por duhet të largohet sa më parë nga KPA vetë Daci…Do të fillojë këmbana. Kemi gati 200 gjyqtarë të larguar. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për Llallën, por për të gjithë ata që kanë fshehur pasurinë.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy