“Luante baste edhe në Gjermani”/ Berisha: Olsi Rama biznesmeni në hije

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Luante baste edhe në Gjermani”/ Berisha: Olsi Rama biznesmeni në hije

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë një takimi me banorët dhe intelektualët e Përrenjasit, ka hedhur akuza të forta ndaj vëllait të kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama.

 

Berisha është shprehur se ish drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u shkarkua pasi zbuloi një aferë të madhe të vëllait të Ramës, që sipas Berishës po hetohet në botë.

 

Advertisement

Tre ditë më parë, pasi hoqi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë sepse ai ra në një aferë të madhe të vëllait të Ramës me ata call centerat, që po hetohet në botë.

 

Që të shkarkosh një njeri pa dhënë një motiv, kjo tregon se ti nuk respekton ligjin”, tha Berisha.

 

Advertisement

Ndër të tjera ka komentuar deklaratat e Ramës në lidhje me zhdukjen e mistershme të Ervis Martinajt.

 

Berisha thotë se, Martinaj ishte biznesmeni në kërkim i lojërave të fatit, ndërsa Olsi Rama, biznesmeni në hije.

 

Advertisement

Kreu i PD-së, shprehet se vëllai i kryeministrit merrej me bstet jo vetëm në Shqipëri por edhe në Gjermani.

 

Çdo shqiptar e di, që ai ishte biznesmeni në kërkim apo legal/ilegal i lojërave të fatit. Olsi Rama ishte biznesmeni në hije. E dinë të gjithë se kush i lozte bastet, këta të dy ishin. Tani zhduket njeri, hesht një muaj dhe mendon se njerëzit nuk e dinë se i vëllai i tij ishte një njeri që merrej me bastet jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Gjermani dhe mendon se në këtë mënyrë i lau duart me zhdukjen e një njeriu”, deklaron Berisha.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy