Lushnja njeh sot kandidatin e PS për zgjedhjet lokale të 6 marsit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lushnja njeh sot kandidatin e PS për zgjedhjet lokale të 6 marsit

Partia Socialistë do të zyrtarizojë këtë të martë emrin e saj të fundit sa I takon zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit në 6 bashki të vendit.

 

E vetmja Bashki për të cilën Kryesia e PS nuk pati një vendim pak ditë më parë ishte ajo e Lushnjës.

 

Advertisement

Emri i Eriselda Sefës, aktualisht Kryetare e Komanduar e Bashkisë Lushnje dhe me përvojë të gjatë në Administratën e Bashkisë dhe strukturat politike të PS në Lushnje, ishte emri më i lakuar dhe i konfirmuar si kandidate potenciale për të qënë në garën e 6 marsit.

 

Mirëpo përsa kohe në mbledhjen e Kryesisë të premten e kaluar nuk pati një qëndrim perfundimtar mbi emrin e kandidatit, Drejtuesi Politik i Qarkut Fier, taulant Balla tha se strukturat drejtuese të PS do të merrnin edhe disa ditë kohë për të kryer anketime dhe sondazhe të brendshme në lidhje me kandidatet.

 

Advertisement

Emri tjetër i përfshirë në garën brenda PS në Lushnjë për të qënë kandidat në 6 mars është Krenar Haxhiu, prej vitesh drejtues i OSHEE në Lushnje, një nga drejtoritë më të rëndësishme, por edhe ai me kontribute politike ne strukturen lokale te PS.

 

Mirëpo burime për Vizion Plus bëjnë me dije se përkundër emrave të bërë publik në media, Drejtuesi Politik I PS në Lushnje, Taulant Balla ka pasur një axhende intensive kohet e fundit në Lushnjë duke marrë mendime në bazë të gjërë edhe për emra dhe figura të tjera me integritet në këtë bashki si profile të mundshme për kandidim në zgjedhjet e 6 marsit.

 

Advertisement

Po ashtu përvec emrave si profil politik, drejtuesit e partisë socialiste provuan edhe një emër që vinte nga sektori shendetesor, kirurgu Asfloran Haxhiu, djali i ish-deputetit socialist të Lushnjes, Asllan Haxhiu.

 

Mirëpo refuzimi i mjekut Haxhiu për të qënë pjesë e garës me arsyetimin e angazhimeve profesionale në fushën e mjekësisë, I ktheu drejtuesit e PS sërish në terrenin e figurave politike.

 

Advertisement

Për shkak të konfigurimit territorial, pozitës së saj gjeografike dhe popullsisë së konsiderueshme, Bashkia e Lushnjes paraqitet një interest ë madhe nga forcat politike në zgjedhjet e 6 marsit, po aq sa edhe bashki të tjera të mëdha si Durrësi apo Shkodra.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy