Mahniti “Sanremo Junior” me zërin e saj, 11-vjeçarja nga Lezha rrëfen emocioniet në “Vizioni i Pasdites”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mahniti “Sanremo Junior” me zërin e saj, 11-vjeçarja nga Lezha rrëfen emocioniet në “Vizioni i Pasdites”

Kiara Ibraj, është 11-vjeçarja nga Lezha, e cila arriti në finalen e kompeticionit “Sanremo Junior”. Ajo u shpall fituese në vendin e tretë mes dhjetëra konkurentëve nga e gjithë bota.

Kiara bëri një aplikim online me një video cover duke kënduar, dhe pak kohë më vonë mësoi se ishte përzgjedhur për të qenë pjesëmarrëse e festivalit Sanremo.

Sot vjen në “Vizioni i Pasdites” për të rrëfyer emocionet që përjetoi në skenë dhe si nisi gjithçka, që nga aplikimi e deri te çmimi.

Kiara Ibraj: Që nga momenti që kam shkuar në Itali ishte emocionuese. Kur hipa në skenë, pashë gjithë ata artistë që pëlqej, ishte një emocion shumë i madh.

Advertisement

Në faqen e Sanremos ishte futur kushërira ime dhe mami, dhe aty panë linkun e aplikimit. Ka qenë një emocion për të gjithë njerëzit që më njohin dhe më kanë suportuar. Kanë qenë të gjithë shumë krenar për mua. Unë shpresoja të fitoja dhe të vlerësohesha sa më mirë. Kisha një lloj mendimi se do të përzgjidhesha.

Ishin shumë konkurentë, dhe ishin shumë të fortë. Por ishim shumë shokë të mirë dhe kemi kaluar një javë të paharrueshme. Unë kisha shkuar për tu kënaqur dhe për një eksperiencë të paharueshme, por vendi i tretë nuk ishte keq.

Në Lezhë kam marrë pjesë në çdo kompeticion që është kryer atje. Për momentin nuk kam ndonjë këngëtar/e që më pëlqen më shumë, por këngëtarët shqiptarë nuk janë keq. Janë shumë këngëtarë shqiptarë që më pëlqejnë, por nuk kam menduar ndonjë herë që të bashkëpunoj. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy