Makina del nga rruga në Gjirokastër/ Plagosen tre persona

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Makina del nga rruga në Gjirokastër/ Plagosen tre persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Qafa e Muzinës-Jorgucat, ku si pasojë janë plagosur tre persona.

 

Policia bën me dije se shtetasi A. M., 51 vjeç, banues në Tepelenë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

 

Advertisement

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerët që ndodheshin në të, të cilët u transportuan në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy