Makina përplas këmbësorin në anë të rrugës/ Qytetari përplaset edhe nga disa makina, ndërron jetë në spitalin e Korçës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Makina përplas këmbësorin në anë të rrugës/ Qytetari përplaset edhe nga disa makina, ndërron jetë në spitalin e Korçës

Një aksident është regjistruar në orët e mbrëmjes së sotme në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Lumalas.

 

Një makinë, ka përplasur një këmbësor, i cili ka qenë duke kaluar në anë të rrugës.

 

Advertisement

Shoferi, pas përplasjes u largua menjëherë nga vendngjarja, duke e lënë qytetarin të shtrirë në mes të rrugës.

 

Pas përplasjes së parë, makinat e tjera që kanë qenë duke lëvizur në rrugë, duke mos e ditur që ishte njeri, e kanë goditur disa herë.

 

Advertisement

Ai u dërgua menjëherë në spital në gjendje të rëndë për jetën, por për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë.

 

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e shoferit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy