Manastirliu: Me vaksinat ruse do të vaksinojmë të moshuarit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Manastirliu: Me vaksinat ruse do të vaksinojmë të moshuarit

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se vaksinat Sputnik V të mbërritura të hënën do të përdoren për të vaksinuar të moshuarit.

 

Deklaratën ajo e bëri teksa e ndoqi nga afër procesin e vaksinimit të pedagogëve dhe mësuesve në Tiranë, bashkë me kryeministrin Edi Rama.

 

Advertisement

“Vijon vaksinimi i pedagogëve, në Universitetin e Tiranës janë vaksinuar 200 pedagogë, në tërësi mbi 12 mijë arsimtarët ose 30% e mësuesve kanë marrë dozën e parë të AstraZenecës. Me dozat që mbërritën dje do të vijojmë vaksinimin e të moshuarve që të zgjerojmë sa më shumë, fashën në grupmosha duke ndjekur planin e vaksinimit. Kemi 90 mijë doza vaksinash në totale, ndërkohë që presim doza të tjera Pfizer në ditët e para të prillit, për të vijuar më pas vaksinimin masiv. Gjithashtu presim nga Covax edhe një sasi tjetër të Astra Zenecës, e cila deri tani kemi një të dhënë deri në 60 mijë deri në 80 mijë por jemi duke pritur për një informacion.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy