Manastirliu në OKB: Rritja e pjesëmarrjes së grave në vendimmarrje, kyç për zgjidhje afatgjata të krizave

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Manastirliu në OKB: Rritja e pjesëmarrjes së grave në vendimmarrje, kyç për zgjidhje afatgjata të krizave

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu mori pjesë në Sesionin e 66-të të Komisionit për Statusin e Gruas në Kombet e Bashkuara për “Arritjen e barazisë gjinore dhe fuqizimin e të gjitha grave dhe vajzave, në kuadrin e ndryshimeve klimatike dhe politikave e programeve mjedisore, si edhe të atyre për uljen e rreziqeve nga fatkeqësitë”, që po zhvillon punimet në New York.

 

Në fjalën e saj, Manastirliu shprehu angazhimin e qeverisë shqiptare për të implementuar në të gjitha nivelet buxhetimin gjinor, në funksion të zbutjes së hendekut gjinor dhe fuqizimin e grave.

 

Advertisement

“Po punojmë për përmirësimin e kapaciteteve në nivel kombëtar dhe lokal, me qëllim buxhetimin e përshtatshëm dhe monitorimin e shpenzimeve për realizimin e angazhimeve kombëtare në drejtim të barazisë gjinore dhe fuqizimit të gruas.”

 

Ministrja foli edhe për rëndësinë e rolit të grave, në dritën e krizave botërore.

 

Advertisement

“Diversiteti i natyrës së këtyre krizave, duke filluar nga një pandemi globale shëndetësore, te luftrat dhe ndryshimet klimatike shton edhe më tej sfidat për gratë. Dhe për të pasur zgjidhje afatgjata për krizat që po shtohen del si domosdoshmëri rritja e pjesëmarrjes së gruas në proceset vendim-marrëse në të gjitha nivelet e qeverisjes. Në Shqipëri, 70% e ministrave në qeveri janë gra, ndërsa ka shënuar rritje numri i grave deputete dhe atyre në këshilla bashkiakë. Pabarazitë gjinore dhe ndryshimet klimatike janë gërshetuar dhe tashmë njihen botërisht si sfidat më të mëdha ndaj zhvillimit të qendrueshëm, por konfliktet e dhunshme me pasoja tragjike, si këto të cilave po u bëhemi dëshmitarë në zemër të Evropës, i rrisin ndjeshëm këto sfida dhe i përshkallëzojnë ato.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy