Manovra të rrezikshme me Jet Ski, përplasen dy mjetet lundruese në Velipojë, lëndohet i riu italian

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Manovra të rrezikshme me Jet Ski, përplasen dy mjetet lundruese në Velipojë, lëndohet i riu italian

Dy mjetet lundurese janë përplasur në plazhin e Velipojës, në thellësi të detit rreth 1 milje jashtë përimetrit të sigurisë. Përplasja dyshohet se ka ndodhur si pasojë e manovrave të gabuara.

Dy mjetet lundruese Jet Ski, drejtoheshin nga dy shtetasit italian N. L., 19 vjeç, dhe S. D., 20 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, ka ngelur i dëmtuar njëri prej dy drejtuesve, shtetasi N. L, i cili ndodhet për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës.

Të dy mjetet lundruese Jet Ski u bllokuan nga shërbimet e Policisë Kufitare.

Advertisement

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. /vizionpus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy