Maqedonia e Veriut hap kufirin me Shqipërinë, mund të udhëtoni pa testin PCR

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Maqedonia e Veriut hap kufirin me Shqipërinë, mund të udhëtoni pa testin PCR

Maqedonia e Veriut do të hapë kufijtë me shtetet e rajonit, pa kryer testin virologjik me metodën PCR, i cili tregon nëse virusi është aktiv. Propozimi i Komisionit për Sëmundje Infektive është miratuar këtë të martë.

Vendimi do të hyjë në fuqi më 12 tetor dhe përfshihen vendet si Shqipëria, Kosova, Serbia dhe Mali i Zi.

Kryeministri Zoran Zaev deklaroi se vendimi për hapjen e kufijve, pa testin PCR, ka pasuar një nismë rajonale për lehtësira mes shteteve, duke marrë parasysh gjendjen thuajse të njëjtë epidemiologjike.

Maqedonia e Veriut hap kufirin me Shqipërinë, mund të udhëtoni pa testin PCR shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy