Markohet vaji i ullirit të Roskovecit; fermerët janë bashkuar për të certifikuar prodhimin e tyre

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Markohet vaji i ullirit të Roskovecit; fermerët janë bashkuar për të certifikuar prodhimin e tyre

“Ka ardhur koha qe kultivuesit e ullirit në Roskovec të kenë markën e zonës së tyre me një produkt të certifikuar sipas standardeve të tregut ndërkombëtar”.

 

Kështu është shprehur kryebashkiakja Majlinda Bufi, duke i dhënë zë shqetësimit shumëvjeçar të fermerëve të kësaj zone të njohur për prodhimin e kësaj kulture.

 

Advertisement

MAJLINDA BUFI

KRYETARE E BASHKISE ROSKOVEC

 

“Gjithë ai prodhim që kemi, duhet të certifikohet. Markimi dhe pasja e  një marke sipas rregullave evropiane është shumë e rëndësishme.”

Advertisement

 

Drejtuesit lokalë kanë pohuar gjithashtu se fermerët e kësaj zone me rreth 500 mijë rrënje ullinj, janë të parët në vend të cilët i janë bashkuar iniciativës për bashkimin e ngastrave me ullinj dhe ky është një ogur i mirë për t’i hapur rrugën markimit të vajit të ullirit.

 

MAJLINDA BUFI

Advertisement

KRYETARE E BASHKISE ROSKOVEC

Një grup fermerësh janë bërë bashkë për të krijuar formalisht këtë Shoqate në QKR sipas të gjitha rregullave, e cila funksionon prej gati një viti.”

 

Sipas kryetares është domosdoshmëri dhe emergjencë që vaji i ullirit i standardizuar dhe i markuar të zërë vendin e vet në tregun vendas dhe atë ndërkombëtar, sepse vetëm në këtë mënyrë do të stimulohet dorëzimi i këtij produkti të grumbulluesit e më pas të eksportuesit.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy