Marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare, arrestohet polici në Sarandë dhe bashkëpunëtori i tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare, arrestohet polici në Sarandë dhe bashkëpunëtori i tij

Policia e Sarandës ka finalizuar me sukses Operacioni “Shfrytëzuesit”.

Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar dy shtetasit. • Kryeinspektor P. R., 63 vjeç, punonjës policie Trup Shërbimi në PKK Rrips;

• S.K., 62 vjeç, banues në fshatin Xarrë, Konispol.

Pas një hetimi një mujor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve të mësipërm, pasi shtetasi S.K. ka shfrytëzuar për qëllime përfitimi shtetasen e mitur L.H., 13 vjeçe, duke përshtatur një ambjent për shfrytëzimin e prostitucionit të kësaj shtetaseje.

Advertisement

Punonjësi i policisë P.R. është arrestuar në kushtet e flagrancës, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen e mitur në ambjentet e përshtatura nga shtetasi S.K.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
– 2 automjete;
– 4 aparate celularë;
– një sasi vlere monetare e dyshuar si e përfituar nga veprimtaria kriminale
– është vendosur sekuestro konservative ndaj ambienteve të përshtatura për ushtrimin e kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Materialet proceduriale të arrestimit në flagrancë të shtetasve të mësipërm do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për kryerjen e veprave penale “Shfrytëzim i prostitucionit”, “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, “Prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy