Marrëveshja PS-Rithemelimi, Basha: Zelli revolucionar i 5 muajve u zerua pas pazarit të arritur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Marrëveshja PS-Rithemelimi, Basha: Zelli revolucionar i 5 muajve u zerua pas pazarit të arritur

Në seancën parlamentare të kësaj të enjte, me 110 vota pro u miratua amnistia penale.

Kjo gjë u arrit pas marrëveshjes së dakordësuar mes Rithemelimit dhe PS-së, për t’iu rikthyer në normalitet jetës parlamentare.

Por kundër kësaj marrëveshje ka dalë kreu i PD Lulzim Basha, i cili tha se mes tyre ka një Pazar, për aq kohë sipas tij sa zelli revolucionar prej 5 muajsh u zerua.

Ai shtoi se kjo marrëveshje me PS, preu besën e demokratëve, të atyre që i kanë ndjekur për kaq kohë kundër qeverisë.

Advertisement

Mbrëmë e panë mirë të gjithë shqiptarët, e panë edhe ata të shkretë që i kanë ndjekur sa e sa muaj se ku është pazari dhe për çfarë bëhet pazari. Mbrëmë e pamë se si u zerua zelli revolucionar i 5 muajve, e them këtë jo pa ironi që për 5 muaj revolucioni nuk solli asnjë të mirë për demokratët. I preu fytin opozitës parlamentare, ndërkohë që Edi Rama vazhdonte ngrinte kartonat, miratonte buxhete, ligje, shpronësime, investime strategjike për miqtë e vet të korruptuar dhe për bandat kriminale, por opozita nuk arrinte dot as të bënte një diskutim të vetëm për buxhetin e shtetit. 7 miliardë euro buxhet, s’pikon asgjë për fermerin shqiptar. Pse? Se po bënim revolucion pra. Ku një natë të bukur revolucioni mbaroi.

Si mbaroi revolucioni? Duke i vënë kazmën komisionit për reformën zgjedhore, duke e paralajmëruar një skemë mafioze për t’i vënë kazmën SPAK-ut, se aty është halli dhe mbrëmë duke aprovuar një amnisti të turpshme ku falen apo ndalet procesi. Falen ata që janë në burg dhe ndalet procesi për ata që jënë në proces gjyqsor, drejtorët e korruptuar, zyrtarët e korruptuar. Ndërsa protestuesit në masë dërrmuese demokratë kundër korrupsionit dhe kundër kriminializimit të shtetit, nuk përfitojnë. Dhe përfshirë edhe protestuesit e kësaj dege.

Edhe sot, edhe javën e ardhshme do të jenë në gjyqe, sepse kauza e turpshme e pseudorevolucionit përfundoi në një Pazar me përfitues të vetëm Edi Ramën dhe me humbës interesin e çdo shqiptari”, tha ai./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy