Marrëveshje për gjendjen civile/ Rama: Tani edhe martesat do bëhen me bekimin e ministrave

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Marrëveshje për gjendjen civile/ Rama: Tani edhe martesat do bëhen me bekimin e ministrave

Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Shqipëri-Kosovë, ministrat e Brendshëm të dy vendeve, Bledi Çuçi dhe Xhelal Sveçla, thanë se sot do të firmoset marrëveshja për bashkëpunimin në fushën e gjendjes civile.

 

Lidhur me këtë, ministrat e Brendshëm theksuan se kjo marrëveshjeve do të lehtësojë martesat që bëhen mes shtetasve të dy vendeve, pasi ndryshimet në gjendjen civile do të bëhen në kohë reale.

 

Advertisement

Nga ana e tij, ministri kosovar u shpreh se në të ardhmen do të shkohet drejt një databaze të përbashkët me të dhënat e gjendjes civile. Ndërkohë, nuk mundoi dhe batuta e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, i cili pasi folën dy ministrat, tha se “Lajm i mirë që edhe martesat do të bëhen me bekimin e ministrave të Brendshëm”.

 

Një batutë nuk ka munguar nga kryeministri Rama I cili tha se që tani martesat do të bëhen me bekimin e ministrave.

 

Advertisement

Bledi Çuçi: Marrëveshja e radhës ka të bëjë me shkëmbimin në kohë reale të të gjithë shkëmbimeve të të dhënave të gjendjes civile të shtetasve që janë martuar në dy shtetet, duke bërë të mundur që të shmangim çdo abuzim që mund të bëhet në gjendjen civile. Nëse një kosovar martohet në Shqipëri, do të ketë të gjitha ndryshimet në gjendjen civile në kohë reale dhe Kosova do të lajmërohet, dhe anasjellas. Kjo për të prerë rrugën e njerëzve që i shfrytëzojnë këto mundësi për t’iu shmangur drejtësisë.

 

 

Xhelal Svelça: Të dhënat do të shkëmbehen në kohë reale dhe do shkojmë drejt një data baze të përbashkët në të ardhmen. Këtë radhë zgjidhim një problematikë për fëmijët. Në të ardhmen do të ketë ndryshme të reja, që do të lehtësojnë jetën e qytetarëve.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy