PS: Konsultime për Presidentin/ Socialistët nuk njohin Berishën, priten emra edhe nga shoqëria civile

Pinterest LinkedIn Tumblr +
PS: Konsultime për Presidentin/ Socialistët nuk njohin Berishën, priten emra edhe nga shoqëria civile

Deri më 29 prill kur të përcaktohet kalendari i veçantë për zgjedhjen e presidentit të ri, procesi që udhëhiqet nga Partia Socialiste do të prihet nga konsultime së pari mes vetes, më pas me opozitën, shoqërinë civile dhe popullin.

 

Të parët që do të japin propozimet e tyre janë 74 deputetë socialistë. Përmes kësaj flete, ata do të japin tre propozimet e tyre.

 

Advertisement

Nga e marta e 19 Prillit mazhoranca qeverisëse është e disponueshme të ulet në tryezë më atë që rregullorja e kuvendit njeh si kryetar të grupit partamentar të Partisë Demkratike, Enkelejd Alibeaj.

 

Në pozitën kur i zotërojnë 71 votat pro për ta zgjedhur të vetëm kreun e ri të shtetit në raundin e katërt, kushti i socialistëve për një president të propozuar nga Partia Demokratike zyrtare është.

 

Advertisement

I përjashtuar është Komisioni i Rithemelimit i udhëhequr nga Sali Berisha edhe pse nga ky i fundit nuk është kërkuar pjesëmarrja në proces pasi e cilëson një farsë që do të mbyllet me përcaktimin e emrit nga kryeministri Edi Rama.

 

Emrat e propozuar nga socialistët, shoqëria civile dhe populli nuk do të bëhen publike. Më të propozuarit do të shkojnë në tryezën e Edi Ramës dhe nga ato të dhëna socialistët thonë se do të ndërtojnë profilin e presidentit të ri, që si kryekritere ka të jetë krejt i ndryshëm nga Ilir Meta dhe të mos jetë një opozitar aktiv.

 

Advertisement

Nga Partia Socialiste është kërkuar që raundi i parë i zgjedhjes së presidentit të zhvillohet në 4 maj, ç’ka do të thotë se brenda dy javësh socialistët do të kenë kandidaturat e tyre.

 

Me premisën se shancet për një presidenti të propozuar nga opozita apo si rrjedhojë e konsensusit janë të vakëta, tre raundet e para që kërkojnë 84 vota duket se nuk do të prodhojnë të zgjedhurin e ri në krye të shtetit. Vetën në raundin e katërt aty ku PS i ka 71 votat e nevojshme pro, do të mësojmë se kush  do të jetë pasaardhësi i Ilir Metës, një socialist apo një emër që nuk vjen nga politika por që mban kostumin e kërkuar nga mazhoranca qeverisëse.

 

Advertisement

 

 

 

 

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy