Marrëveshjet e “Open Balkan”: Hiqet kufiri për njerëzit dhe mallrat mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Marrëveshjet e “Open Balkan”: Hiqet kufiri për njerëzit dhe mallrat mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kryeministri Edi Rama mirëpriti në Pallatin e Brigadave presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dhe kryeministrin i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në takimin e radhës të “Open Balkan” për firmosjen e 5 marrëveshjeve , të cilat kanë fokusin në lëvizjen e lirë të qytetarëve, të mallrave edhe të punëtoreve.

 

Rama tregoi përfitimet e vendeve të rajonit nga kjo nismë, ndërsa përsëriti thirrjen për shtetet që hezitojnë t’i bashkohen.

 

Advertisement

EDI RAMA

KRYEMINISTER

 

“Jam i kënaqur t’ju them se sot është një moment kyç i procesit tonë, pasi marrëveshjet do të përcaktojnë një hap të rëndësishëm përpara drejt objektivit tonë; të garantojmë lirinë e plot të lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve. Më lini që të kaloj nëpër secilën shtyllë të Ballkanit të Hapur duke përsëritur thirrjen për gjithkënd që të bëhet pjesë, pasi Ballkani i Hapur është nismë përfshirëse dhe sigurisht duke inkurajuar tri të tjerët në rajon që të jenë pjesë e kësaj përpjekje. Ndërkohë që ne po ecim përpara për më të mirën e njerëzve tanë.”

Advertisement

 

Edhe presidenti serb u ndal tek rëndësia e projektit, i cili do të zgjerojë tregun e punës ndërmjet Tiranës, Beogradit dhe Shkupit. Vuçiç shprehu edhe zhgënjimin me justifikimet e vendeve që refuzojnë të bëhen pjesë e “Ballkanit të hapur”.

 

ALEKSANDER VUÇIÇ

Advertisement

PRESIDENT I SERBISE

 

“Ne do ta zgjerojmë tregun e punës do tërheqim më shumë biznese nga perëndimi apo lindja pasi do u ofrojmë atyre një krah pune dhe njerëzit tanë mund të lëvizin aty ku është puna. Me ka ardhur në majë të hundës që duhet të japim justifikime për hiç gjë, a thua se kemi bërë një gjë të gabuar ndaj atyre që nuk janë bërë pjesë e kësaj iniciative. Ne nuk kemi pse i kërkojmë ndjesë atyre që nuk duan të bëhen pjesë, por do të jetë e vështirë për ata që t’u shpjegojnë qytetarëve të tyre se përse nuk janë pjesë e kësaj iniciative”

 

Advertisement

Nisa është një mesazh që vendet e rajonit nuk po mbeten peng të integrimit të Bashkimit Evropian tha Zoran Zaev, i cili shenjëstroi unionin për vonesat në mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

 

ZORAN ZAEV

 KRYEMINISTRI I MAQEDONISE SE VERIUT

Advertisement

“Është vërtetë nder dhe kënaqësi që jemi së bashku këtu sot. Kam kënaqësi për hapat e fundit të mëdhenj që janë ndërmarrë. Ne kemi tashmë suksese për të treguar, rezultate. Kjo do të jetë edhe pjesëmarrja ime e fundit e drejtpërdrejtë në këtë mision, të paktën për 1 vit. Kjo iniciativë është e hapur për të gjitha vendet në rajon. Ne treguam se vende tona nuk do të mbaheshin peng nga dështimet e BE sa i përket procesit të integrimit. “

 

Pjesë e takimit janë ministra edhe zv/ministra të qeverive të tre vendeve si dhe drejtues të Sekretariatit të CEFTA-s.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy