Marrëveshjet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut/ Selimi: Përkthehen në zhvillim ekonomik për të dy vendet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Maqedonsisë së Veriut nënshkruan sot një sërë marrëveshjesh për energjinë, shkëmbimet tregtare apo edhe infrastrukturën.

Analisti nga Maqedonia e Veriut, Sefer Selimi ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në Vizion Plus për të folur për këto zhvillime.

Advertisement

Në një intervistë të shkurtër me moderatorin Aleksandër Furxhi, Seferi tha se mbledhjet e përbashkëta qeveritare janë mjaft të rëndësishme për të dy vendet.

Sipas tij, këto marrëveshje përkthehen në zhvillim ekonomik.

Advertisement

“Mendoj që këto mbledhje të përbashkëta qeveritare, janë mjaft të rëndësishme për t’i dhënë një impuls të ri zhvillimit të marrëdhënieve mes dy vende e për më për kur këto dy vende janë kaq të afërta në shumë aspekte. Mund të shërbejnë jo vetëm për të thelluar bashkëpunimin nëpërmjet njerëzve, por edhe bizneseve e ndërinstitucionale që në përkthim do të thotë zhvillim ekonomik për të dy vendet.”

Advertisement

Sa i përket kritikave se ‘dy qeveritë i shfrytëzojnë marrëveshjet për marketing politik’ analisti tha:

“Ka hapsirë të madhe për kritikë në zbatimin e marrëveshjeve dhe vendosjen e tyre në funksion të plotë. Megjithatë një pjesë e tyre edhe gjejnë zbatim e japin rezultatet e para. Për shembull Porti i Thatë që pretendohet të vendoset në Strugë është shumë ambicioz. Ndërsa një nga masat e vonuara që ka qenë pika e përbashkët e kontrollit. Sa më shpejt të vendosen në zbatim marrëveshjet aq më shpejt do i shohim përfitimet. Ekziston një zbatim i ngadalshëm sepse as në praktik nuk janë aq të lehta për tu implementuar këto marrëveshje.”

Advertisement

Analisti komentoi edhe thënien e kryeministrit Rama i cili u shpreh sot në shkup se Ballkani i Hapur është i përhershëm ndërsa Procesi i Berlinit i përkohshëm.

 

Advertisement

Sipas Seferit, Ballkani i Hapur ka armiqtë dhe mbështetësit më të flaktë dhe si e tillë do të komentohej në dy prizme.

 

Megjithatë sipas tij Procesi i Berlinit është më i rëndësishëm pasi i përfshin të gjitha vendet e rajonit.

Advertisement

 

“Procesi i Berlinit i përfshin tre vendet që i mungojnë Ballkanit të Hapur dhe është më i plotë dhe është më i komplikuar për të dhënë rezultate. Nga kjo prespektivë Ballkani i Hapur është në një formë një proces komplementtar por Procesi i Berlinit vijon të mbetet procesi më i rëndësishëm për rajonin e Ballkanit duke qënë se është më i kompletuar dhe i ka të gjitha shtetet që i mungojnë Ballkanit të Hapur.”

Advertisement

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy