
Bashkia e Tiranës ka ndryshuar disa udhëzime për lëvizjet e mjeteve të tonazhit të rëndë, si dhe të qarkullimit të mjeteve të transportit të mallrave në kryeqytet.
Shefi I Qarkullimit në Policinë Bashkiake, Gentian Vocaj dha detajet se drejtuesit e këtyre kategorive mjetesh duhet të kenë kujdes pasi jo rrallë herë bëhen shkak i trafikut në shumë arterie të kryeqytetit.
Advertisement
Për ata që nuk zbatojnë udhëzimin, Vocaj thekson se do ketë dhe penalitete.
Këto masa në kryeqytet po ndërmerren për rregullimin e qarkullimit te mjeteve dhe lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve.
Advertisement