“Masakra e Lushnjes”, gjykata rrëzon kërkesat e avokatëve të Laert Haxhiut, kur do jepet pretenca

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Masakra e Lushnjes”, gjykata rrëzon kërkesat e avokatëve të Laert Haxhiut, kur do jepet pretenca

Me 18 Mars ora 14:30 Prokuroria e Posaçme do të jap pretencën për Laert Haxhiun në lidhje me masakrën e Lushnjës, ngjarjë e ndodhur në shtator të vitit 2017.

Në seancën e kësaj të enjte gjykata rrëzoi kërkesën e avokatëve mbrojtës sa i përket kërkesën e tyre për pamjet filmike. Sipas avokatëve duhet një aktekspertimi për të analizuar edhe një herë pamjet e kamerave të sigurisë.

Avokatet e Haxhiut i kërkuan sërisht gjykatës që të iu jepet mundësia që të gjendet adresa e deshmitarëve. Në të tilla kushtet gjykata ia refuzoj edhe këtë kërkesë të avoktëve.

Laert Haxhiu, një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, rival i Aldo Bares është arrestuar nga policia greke me qëllim ekstradimin e tij drejt Shqipërisë. 31-vjeçari, i lindur në Lushnjë, u arrestua në Janinë nga policia greke dhe me vete kishte një leje qëndrimi greke të falsifikuar me emrin Mikis Askalidis, 32 vjeç, lindur në Gjeorgji.

Advertisement

Në 2017, në Lushnje u vranë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, por u shpëtoi shënjestra, Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, kreu i bandës së Lushnjes.

Në këtë atentat u plagosën Marjus Xhepexhiu dhe Bujar Turku. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy