Masakra në Klos nisi për “ngacmim” në rrjete sociale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Masakra në Klos nisi për “ngacmim” në rrjete sociale

Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet e ngjarjes së një ditë më parë ku në qytetin e Klosit mbetën të vrarë babë e bir, ndërsa autori u vetëvra pak minuta më pas.

 

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur së konflikti kishte nisur afro një muaj më parë pas një ngacmimi në rrjetet sociale të viktimës Kenado Shira, ndaj vajzës së autorit të masakrës.

 

Advertisement

Të njëjta burime thanë se në lojë kishte hyrë edhe djali tezes së Kenados, Renato Hasula. Duke qenë nën trysninë e tyre, mësohet se vajza nuk kishte shkuar në shkollë. Për këtë ishte vënë në dijeni babai Fiqiriu i cili ka thirrur dy të rinjtë bashkë me baballarët.

 

Biseda e nisur në ambjentet e një prej lokaleve të qytetit ka agravuar me një përplasje fizike, ndërsa më pas autori Fiqiri Mjeshtri ka marrë armën dhe ka gjuajtur në drejtim të tyre, duke lënë të vrarë babë e bir Liri e Kenado Shira si dhe të plagosur Eglantin e Renato Hasula.

 

Advertisement

Më pas autori është nisur drejt banesës së tij në fshatin Dars ku u gjet i vetëvrarë nga policia.

 

Burime bëjnë me dije se policia ka qenë në dijeni të konfliktit mes familjeve prej afro 1 muaji, por nuk ka vepruar.

 

Advertisement

Ndërkohë në mungesë të parandalimit, Drejtori i Qarkut Dibër Dhimitraq Ziu, bëri gafë duke deklaruar si të kapur, autorin e dyshuar të ngjarjes i cili ishte vetëvrarë.

 

Por një ditë më pas, asnjëri nga vëllezërit e deklaruar nga drejtori, Fatmir e Besnik Mjeshtri nuk janë arrestuar.

 

Advertisement

Ata janë shoqëruar për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen e më pas janë lënë të lirë.

 

Ndërsa familja Shira ka hapur dyert e mortit për të përcjellë në banesën e fundit Liri e Kenado Shirën, që humbën jetën si pasojë e të shtënave dje rreth orës 14:00 në qendër të Klosit.

 

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy