Masat e reja anticovid, bien hyrje-daljet në pikat e kalimit kufitar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Masat e reja anticovid, bien hyrje-daljet në pikat e kalimit kufitar

Pas masave të marra nga qeveria shqiptare, bien ndjeshëm hyrje-daljet në pikat e kalimit kufitar te juglindjes së vendit.

 

Gjatë 24 orëve të fundit, nga Pika e Kalimit Kufitar të Kapshticës, kanë lëvizur në të dy anët e kufirit rreth 3200 shtetas. Numri më i madh në këtë pikë kufitare ka qenë në dalje me 1884 shtetas dhe vetëm 1500 në hyrje nga Greqia në drejtim të Shqipërisë duke regjistruar kështu numrin më të ulët të hyrjeve gjatë 3 muajve të fundit.

 

Advertisement

I ulët ka qenë numri i lëvizjeve edhe në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Thanës në krahasim me lëvizjet e stinës së verës. Burimet thanë se nëpërmjet kësaj pike kanë lëvizur në të dy anët e kufirit  më tepër se 3200 shtetas, duke rregjistruar edhe këtu numrin më të pakët të hyrje-daljeve në tre muajt e fundit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy