Mashtronin qytetarët se do t’i pajisnin me dokumente pune në Gjermani, arrestohet dy vajza

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mashtronin qytetarët se do t’i pajisnin me dokumente pune në Gjermani, arrestohet dy vajza

Policia ka vënë në pranga një 31-vjeçare e cila mashtronte qytetarët duke iu premtuar leje punësimi në Gjermani. Policia bën me dije se e reja ndodhej në masën e sigurisë “arrest shtëpie” për po të njëjtën vepër penale.

 

Veriana Gega(Ziu) dhe Besime Agush(Dida) në bashkëpunim kanë mashtruar një të ri nga Fieri. Ata i kanë premtuar sigurimin e lejes së punës në Gjermani dhe i kanë marrë në këmbim 800 euro.

 

Advertisement

“Nga hetimet ka rezultuar se këto shtetase mashtronin në mënyrë të vazhdueshme qytetarë nga qarqe të ndryshme të vendit, me qëllim përfitimin monetar. Në kuadër të operacionit “Metoda”, 2 shtetaset u vunë në pranga, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit dhe duke përdorur dokumente false, kanë përfituar shumën 800 euro, nga një shtetas nga Fieri, me pretendimin se do t’i nxirrnin atij, një leje punësimi në Gjermani”, thuhet në njoftim.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy