Kishte kryer dhjetëra vjedhje në Gjermani, arrestohet në Durrës 30-vjeçari

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kishte kryer dhjetëra vjedhje në Gjermani, arrestohet në Durrës 30-vjeçari

Policia e Durrësit ka arrestuar një 30-vjeçar pasi akuzohet për dhjetëra vjedhje në Gjermani. Në pranga është vënë A. L., 30 vjeç, banues në Durrës.

 

I riu ishte në kërkim, pasi në bashkëpunim me shtetasin G. O., për një periudhe 3-vjeçare, kanë kryer 23 vjedhje në shtetin gjerman. Të ardhurat që përfitonte nga vjedhjet, shtetasi A. L. i dërgonte në Shqipëri.

 

Advertisement

Shtetasi G. O. është dënuar nga autoritetet gjyqësore gjermane, me 4 vjet burgim. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy