Kishte kryer tre vjedhje, arresohet 21 vjeçari në Berat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kishte kryer tre vjedhje, arresohet 21 vjeçari në Berat

Policia ka vendosur në pranga një 21-vjeçar në Berati.

 

I riu dyshohet si autor për tre ngjarje të ndryshme.

 

Advertisement

21-vjeçari kishte vjedhur një derë alumini në lagjen e tij dhe kishte tentuar edhe grabitjen e dy automjeteve të cilave iu ka thyer xhamat.

 

Policia po vijon punën për kapjen dhe vënien para drejtësisë autorët e shpallur në kërkim.

 

Advertisement

Njoftimi i plotë: 

Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim.

Kapet dhe ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Zbardhen 3 raste të vjedhjes që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.

Advertisement

Në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim, specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit R. L., 21 vjeç, banues në lagjen “Uznovë”, Berat.

Ky shtetas dyshohet si autor i 3 ngjarjeve, konkretisht: në datën 18.05.2022, ka vjedhur një derë alumini, në banesën e shtetases F.A., në lagjen Uznovë; në datën 15.05.2022, ka tentuar të vjedhë në 2 automjete, pasi u ka thyer xhamat.

Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy