Matura shtetërore 2022/ Kushi: Morëm masa shtesë, hartimi i pyetjeve në kushte të larta sigurie

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Matura shtetërore 2022/ Kushi: Morëm masa shtesë, hartimi i pyetjeve në kushte të larta sigurie

Gjatë interpelancës për Maturën Shtetërore në parlament, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi bëri një analizë të Maturës Shtetërore 2021.

 

Gjatë fjalës së së saj. Kushi nënvizoi masat e marra për mbarëvajtjen e Maturës Shtetërore 2022. Kushi tha se këtë vit hartimi i pyetjeve do të bëhet në kushte të larta sigurie.

 

Advertisement

“Kemi vendosur kritere të forta që vetëm mësuesit që kanë një përvojë të gjatë mund të jenë pjesë e këtyre proceseve.
Duke qenë se u konstatua se hartimi i testit të ishte më problematik, ne kemi vendosur që edhe hartimi të bëhet në kushte të larta sigurie. Këtë vit do të bëhet me metodën e Coeps, me mësuesit më të mirë.
Procesi i vlerësimit të testeve do të mbikëqyret edhe nga grupe pune të ngritur nga ministria e arsimit. Do të marrim masat që edhe vlerësimi i testeve të bëhet jo vetëm me cilësi të lartë por brenda një kohe të shkurtër. Ne kemi vendosur dy data, brenda datës 5 korrik maturantët që duan të studiojnë jashtë do të kenë diplomat.
Në lidhje me qendrat e provimeve, edhe këtu kemi marrë masat, në mënyrë që të plotësojnë kriteret që janë të përcaktuara qartë”, tha Kushi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy