Matura Shtetërore/ Mbi 33 mijë nxënës testohen sot në gjuhën e huaj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Matura Shtetërore/ Mbi 33 mijë nxënës testohen sot në gjuhën e huaj

Maturantët në të gjithë vendin do të testojnë sot njohuritë në lëndën e gjuhës së huaj.

 

Ky është i pari nga katër provimet ku do të testohen nxënësit që mbyllin arsimin e mesëm.

 

Advertisement

Gjithsej do të jenë 167 qendra testimi dhe 7 mijë mësues administrues për mbi 33 mijë maturantë.

 

Gjithsej janë 60 pyetje për tu plotësuar dhe për të kaluar një nxënës, duhet të marrë minimumi 25 % të pikëve, pra mbi 15 pikë.

 

Advertisement

40% e pikëve të testit do të jenë nivel i parë, 40% niveli i dytë dhe 20% nivel më i vështirë.

 

Provimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë do të jetë më 11 qershor, ndërsa provimi i matematikës do të zhvillohet më 17 qershor dhe ai i lëndës me zgjedhje më 24 qershor. Provimet e nisin në orën 10:00 të mëngjesit dhe do të zgjasin dy orë e 30 minuta.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy