Mbahet takimi i parë i Komunitetit Politik Europian/ Rama: Vendimtare të jemi në BE,

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbahet takimi i parë i Komunitetit Politik Europian/ Rama: Vendimtare të jemi në BE,

Pas takimit te pare te Komunitetit Politik Evropian te mbajtur ne Prage kryeministri Edi Rama  ka bërë me dije se edhe vendet e Ballkanit do të jenë pjesë e bisedimeve për përballimin e krizës energjetike.

 

Rama tha se ministrat e Energjisë te rajonit do te ulen ne tryeze me homologet e tyre nga vendet e BE.

 

Advertisement

 

“Lajmi i mirë është që me kërkesën time drejtuar kryetares së komisionit është pranuar që të thirren edhe ministrat tanë të energjisë në takimin që do zhvillohet në Pragë për të trajtuar çështjen e energjisë si një çështje europiane dhe jo si një çështje të BE. Në tryezën e rrumbullakët ku kam qenë bashkë me kryeministrin e Holandës fokusi kryesor ka qenë kriza energjetike duke filluar nga vendet tona, duke nisur nga vendet që kanë hapur negociatat për anëtarësim, do duhet të ndihmohen drejtpërdrejte.  Unë kam insistuar që duhet të përfshihen të 6 vendet, pavarësisht nëse i kanë hapur apo jo negociatat”

 

Ndërkohë Komuniteti Politik Europian kryeministri  Rama e ka krahasuar me Ballkanin e Hapur.

Advertisement

 

Eshte nje krahasim i dobishem per te kuptuar se per cfare behet fjale. Eshte nje komunitet vendesh per te adresuar ceshtje qe jane te perbashketa. Nuk mund te ndahet ne pjese kriza e energjise, e klimes e keshtu me rradhe.E ardhmja na is jell sebashku problemet sepse jemi ne nje epoke te re rreziku. Kjo epoke e rrezikut i ka mbledhur te gjithe dhe i ka nxtur qe te afrohen sa me shume per shkak te inflacionit te luftes.

 

Në mbyllje të samitit të parë të KPE, ku vëmendja kryesore jane  sfidat politike dhe të sigurisë, të dala pas agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, Petr Fiala, kryeministri i Çekisë do të komunikojë vendimet e marra.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy