Takimi i Komunitetit Politik/ Ramë në Pragë me liderët ndërkombetarë, çështjet kryesore që do diskutohen

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Takimi i Komunitetit Politik/ Ramë në Pragë me liderët ndërkombetarë, çështjet kryesore që do diskutohen

Sot do të mbahet takimi i Komunitetit Politik në Pragë, ku në fokus të diskutimeve do të jenë situata ekonomike, siguria dhe energjitika.

 

Mes folësve do të jetë kryeministri Edi Rama, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensy, kryeministrja e Britanisë Liz Truss, kryeministri i Norvegjisë Gahr Store dhe kryeministri i Çekisë Petr Fiala.

 

Advertisement

Gjatë ditës së sotme do të ketë takime bilaterale mes krerëve të vendeve të caktuara, sipas vullnetit të palëve.

 

Më parë, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se komunitetit do t’i parashtrohet një propozim konkret lidhur me situatën në Ukrainë, krizën e klimës dhe situatën energjetike. Në një intervistë për Politico, Rama dhe kryeministri i Holandës Mark Rutte thanë se do të bëjnë çdo gjë për të ndihmuar Ukrainën

 

Advertisement

Nuk do të mbetet jashtë vëmendjes siguria kibernetike për t’u mbrojtur nga sulmet apo kërcënimet si dhe investimi për të rinjtë duke thënë se duhet nxitur bashkëpunimi midis universiteteve europiane.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy