Mbështetësja e Berishës përgëzoi plagosjen e punonjësit të IMT, Veliaj: Drejtësia e re duhet të tregojë se është e vendosur me dhunuesit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbështetësja e Berishës përgëzoi plagosjen e punonjësit të IMT, Veliaj: Drejtësia e re duhet të tregojë se është e vendosur me dhunuesit

Një ditë pas aktit të rëndë ku një punonjës i IMT u plagos me armë zjarri teksa po kryente detyrën, mbështetësja e Sali Berishës, Adriana Kalaja ka vlerësuar autorin e krimit, madje duke përdorur shprehjen: “Të lumtë pushka!”

 

Ky reagim tronditës i juristes është dënuar edhe nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

 

Advertisement

“Sapo mendon që nuk mund të shkojnë më poshtë, të befasojnë sërish me rekordet e reja në inkurajimin e dhunës! Drejtësia e re duhet të tregojë se është e vendosur me dhunuesit e promovuesit e dhunës – sidomos këta që sistematikisht bullizojnë shoqërinë! Tirana nuk kthehet më pas!” – shkruajti Veliaj pak më parë në Twitter.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy