Mbi makinën e “vdekjes”/ Shoferja 22-vjeçare postoi foto me mikeshat italiane para aksidentit me 5 viktima

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbi makinën e “vdekjes”/ Shoferja 22-vjeçare postoi foto me mikeshat italiane para aksidentit me 5 viktima

 

Pavarësisht se nuk ka një konfirmim zyrtar mbi dinamiken e aksidentit tragjik që ndodhi në Qafe-Muzine ku humben jeten 5 pasagjere që udhetonin në një furgon, nga të dhënat e para dyshohet se fajtore për këtë mund të kete qënë drejtuesja e mjetit Land Rover.

 

Rexhina Celhaka nga Tirana 22 vjece, kishte marrë me qera një makinë tip Land Rover për të shoqëruar në jugun e Shqiperise, dy mikeshat e saj italiane Ana Cascalvilla 23 vjece dhe Xhulia Parini 22-vjeçe. Tre vajzat e reja po ktheheshin nga Saranda për në Gjirokastër, teksa mesa duket kanë bërë një manover të gabuar dhe janë përplasur fatalisht me furgonin me pasagjere që lëvizte nga Gjirokastra në drejtim të Sarandës, mjet që drejtohej nga Bardhi Prodo 51 vjec. Përplasja e ka lënë Lan Roverin në vend, me disa demtime të lehta edhe për vajzat që ishin brenda, ndërsa tragjedia ndodhi tek furgoni që për shkak të kontaktit , doli jashtë rruge dhe ra në një kanal disa metra ,më poshte, aksident nga I cili vec drejtuesit të mjetit humben jeten dy cifte të tjerë. Një cift shqiptaresh dhe një cift turistesh nga Ukraina.

Advertisement

Ndërkohe drejtuesja e Lan Roverit, vajza 22 vjece Rexhina Celhaka është në spital jashtë rrezikut dhe dy mikeshat e saj italiane me lendime të vogla. Tre vajzat kanë postuar disa foto nga pushimet ne jug, madje në një prej fotove ato duken siper mjetit Land Rover, teksa për fat të keq pak më vonë u bënë protagoniste të një aksidenti të tmerrshëm.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy