“Mbledhja e Kuvendit nga firmëtarët është legjitime”/ Shehaj: Firmat janë reale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Mbledhja e Kuvendit nga firmëtarët është legjitime”/ Shehaj: Firmat janë reale

Pas verifikimit të firmave për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së më 11 Dhjetor, deputeti Agron Shehaj ka deklaruar se ato janë reale.

Ai ka theksuar se edhe vetë do të jetë i pranishëm në Kuvendin e 11 Dhjetorit pasi ai është legjitim dhe se 98 % e delegatëve kanë konfirmuar se firma e hedhur është e tyre.

“Sot verifikova personalisht firmat e dorëzuara për mbledhjen e Kuvendit në datën 11 Dhjetor në degët 5 dhe 7 në Tiranë, ku jam drejtues politik dhe i zgjedhur.

Më shumë se 56% e delegatëve të degës 7 dhe 58 % e degës 5 kanë firmosur për Kuvendin e datës 11 Dhjetor. 98% e delegatëve që kanë firmosur, me të cilët arrita të flisja, konfirmuan që kanë plotësuar formularin.

Advertisement

Mbledhja e Kuvendit nga firmëtarët është legjitime, ndaj në respekt të vullnetit të demokratëve, do marr pjesë në Kuvend. Përplasja dhe përçarja në Partinë Demokratike zgjidhet vetëm përmes votës në Kuvend.

Shmangia e ballafaqimit me anëtarët vetëm do thellojë përçarjen dhe dobësojë opozitën”, theksoi Shehaj

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy