Mbledhja e qeverisë së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut/ Gazetarja Enkelejda Mema zbardh detajet, çfarë do ndodhë sot në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbledhja e qeverisë së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut/ Gazetarja Enkelejda Mema zbardh detajet, çfarë do ndodhë sot në Shkup

Sot do të mbahet në Shkup mbledhja e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Maqedonisë së Veriut.

Kjo mbledhje e përbashkët mes dy qeverie mbahet pas pesë vitesh. Mbledhja e parë u mbajt në Pogradec, ndërsa këtë herë është zhvendosur në Shkup.

Advertisement

Fillimisht dy kryeministrat, ai shqiptar, Edi Rama dhe homologu i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski do të kenë një takim kokë më kokë.

Gazetarja Enkelejda Mema në një lidhje live për emisionin 7pa5 në Vizion Plus tha se më pas anëtarët e dy kabineteve do të nisin diskutimet me vëmendje të bashkëpunimit të dy vendeve kryesisht në fushën e infrastrukturës rrugore apo portuale.

Advertisement

Në mbyllje Rama dhe Kovaçevski do të kenë një dalje për mediat ku do të komunikohet dhe nënshkrimi i marrëveshjeve.

Mema shtoi se bëhet fjalë për 18 të tilla dhe më të rëndesishmet janë ndërtimi i portit të thatë në Strugë, ndërtimin e autostradës “korridori i tetë” apo krijimi i një “one stop shop” për kontrollin e përbashkët mes dy vendeve në kufi.

Advertisement

Ndërkohë që edhe kryeministri Edi Rama, në një postim në llogarinë e tij në Facebook bën të ditur se në këtë mbledhje do të finalizohen një sërë marrëveshjesh e memorandumesh ndërqeveritare Shqipëri – Maqedoni e Veriut.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy