Samiti i Berlinit/ Gazetarja Mema jep detajet, çfarë do ndodhë nesër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Samiti i Berlinit/ Gazetarja Mema jep detajet, çfarë do ndodhë nesër

Kancelati gjerman Olaf Scholz ka mbledhur liderët e Ballkanit Perëndimor në Berlin, aty ku do të mbahet samiti  për nënshkrimin e disa marrëveshjeve të rëndësishme.

 

Gazetarja e Vizion Plus Enkelejda Mema e cila ndodhet në Berlin dha më shumë detaje rreth Samitit të Berlinit.

 

Advertisement

Mema tha se marrëveshjet që priten të nënshkruhen janë lëvizaja e lirë mes vendeve të Ballkanit, njohja e diplomave dhe profesioneve të lira.

 

Nesër do të zhvillohet Samiti i Berlinit aty ku do të ulen në të njëjtën tryezë liderët e Ballkanit Perëndimor me kancelarin gjerman Olaf Scolz, përfaqësues të lartë të BE si dhe përfaqësues nga Britania e Madhe.

 

Advertisement

Ajo që pritet nga ky takim, i cili rikthehet pas shumë vitesh në Gjermani janë nënshktimi i tre marrëveshjeve

 

Marrëveshja e parë është lëvizja e lirë mes vendeve të Ballkanin Perëndimor, që më shumë i shkon Kosovës dhe Bosnje Hercegovinës, për aq kohë sa janë dy vende të cilave u duhet të marrin viza për të lëvizur në disa vende të Ballkanit Perëndimor. Për Shqipërinë ky është realitet sepse në mes vendeve të Ballkanit Perëndimor lëvizim me karta identiteti.  

 

Advertisement

Marrëveshja e dytë do të jetë ajo e njohjes së diplomave universitare. Shqipëria ka disa marrëveshje dy dhe trepalëshe që njihen diplomat. Një marrëveshje është nënshkruar në Open Balkan për njohjen e diplomave shqiptare në Maqedoni, Kosovë dhe Serbi.

 

Marrëveshja e tretë do të jetë njohja e profesioneve të lira, mjekëve, dentistëve apo arkitektëve”, tha gazetarja.

 

Advertisement

Mema shtoi më tesj se këto nuk do të jenë të vetmet çështje që do marrin vëmendje kryesore.

 

Nga Procesi i Berlinit pritet që të ketë mesazhe të forta edhe sa i takon dialogut Kosovë-Serbi.

 

Advertisement

Vëmendja kryesore është edhe prania e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit ku pritet nga Procesi i Berlini të ketë mesazhe shumë të forta, negociata mes dy vendeve për të shkuar drejt njohjes.

 

Pritet të ketë mesazhe të rëndësishme nga Scholz, ku bashkë me Macron janë angazhuar në një plan të ri për zgjidhjen e çështjes Kosovë-Serbi”, tha Mema.

 

Advertisement

Në mbyllje do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për media mes Ramës, Scholz dhe presidents së KE.

 

Në mbyllje do të ketë një koferencë të përbashkët mes kancelarit gjeman Olaf Scholz, presidents së KE Ursula von der Layen dhe kryeministrit Edi Rama

 

Advertisement

Prania e kryeministrit Edi Rama në këtë konferencë është për faktin se Shqipëria do të jetë mikëpritëse për herë të parë mes samitit të BE dhe Ballkanit Perëndimor që do mbahet në datën 6 dhjetor të këtij viti”, tha gazetarja e Vizion Plus Enkelejda Mema.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy