Mbyllen dosjet e të dënuarve në burgun e Drenovës, 54 persona pritet të lirohen

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbyllen dosjet e të dënuarve në burgun e Drenovës, 54 persona pritet të lirohen

Me miratimin e amnistisë pak kohë më parë në parlament, e pas muajsh të tërë diskutimesh, në  institucionet e vuajtjes së dënimit ka nisur zbatimi i ligjit të ri.

Në sitë kanë kaluar ata të burgosur që do përfitojnë ulje dënimi dhe ata që do të lirohen. Në burgun e Drenovës janë mbyllur tashmë dosjet si për ata që do të lirohen , edhe ata që do të përfitojnë ulje të viteve të dënimit.

Në datën 24 Prill, nga ky institucion,  pritet të lirohen 54 të burgosur si dhe do të përfitojnë ulje dënimi 73 persona të tjerë.

127 të dënuarit që përfitojnë lirim dhe ulje kanë qenë të dënuar për lëndë narkotike, vjedhje si dhe vepra të tjera penale.

Advertisement

Ndërkohë që nga amnistia nuk kanë përfituar persona të cilët janë dënuar nga ana e SPAK për vepra të rënda.

Nga miratimi i amnistisë do të përfitojnë lirinë në total, 700 të burgosur, ndërsa 400 të tjerëve do t’u ulet dënimi. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy