Mbyllet burgu i Zaharisë/ Të dënuarit transferohen nesër në Shënkoll

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbyllet burgu i Zaharisë/ Të dënuarit transferohen nesër në Shënkoll

Ditën e nesërme, të burgosurit e burgut të Zaharisë do të transferohen në godinën e Shënkollit.

 

Më herët ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka njoftuar se brenda muajit Nëntor do të mbyllet burgu i Zaharisë, në të cilin vuajnë dënimin të burgosurit që kanë probleme të shëndetit mendor.

 

Advertisement

Ai bëri me dije se të dënuarit do të transferohen për të vuajtur dënimin në bllokun 4-5 të burgut të Shënkollit, në Lezhë.
Mësohet se shkaku kryesor i mbylljes së këtij burgu është gjendja e amortizuar në të cilën ndodhen ambinetet e burgut të Zaharisë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy