Mbyllet shkolla në Strikçan të Bulqizës, prindërit kërkojnë që të rihapet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbyllet shkolla në Strikçan të Bulqizës, prindërit kërkojnë që të rihapet

Një ndër shkollat e mbyllura në Bulqizë për këtë vit arsimor është edhe kjo e fshatit Strikçan të Njësisë Administrative Zerqan.

 

Një vit më parë në këtë shkollë u mbyll cikli 9-vjeçar ndërsa këtë vit është mbyllur edhe ai fillor.

 

Advertisement

Prindërit e fëmijëve thonë se nuyk janë njoftuar për këtë vendim të Zyrës Vendore Arsimore Bulqizë, ndërsa janë përballur sot me befasi kur nuk kanë gjetur aty stafin pedagogjik.

 

Pasi janë interesuar, ju kanë thënë se fëmijët do të mësojnë në shkollën e fshatit Godvi.

Ndërkohë, për këtë problem nuk ka patur dijeni as kryetari i fshatit Strikçan.

Advertisement

 

Mirvet Lala shprehet se institucionet përgjegjëse nuk duhet të marrin vendime të tilla pa u konsultuar me komuntetin e prindërve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy