Mbytja e turistes 29-vjeçare/ Arrestohet 45-vjeçari nga Saranda, e kishte punësuar në mënyrë të paligjshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbytja e turistes 29-vjeçare/ Arrestohet 45-vjeçari nga Saranda, e kishte punësuar në mënyrë të paligjshme

Policia e Vlorës ka vënë në pranga 45-vjeçarin nga Saranda për ngjarjen e ndodhur ditën e hënë.

 

45-vjeçari kishte punësuar në mënyrë të paligjshme instruktoren e zhytjes nga Anglia.

 

Advertisement

29-vjeçarja u mbyt ditën e djeshme pasi nuk kishte kushtet e nevojshme për zhytje.

 

DVP Vlorë

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi S. K., 45 vjeç, banues në Sarandë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësimi i paligjshëm”, pasi ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Vapori i mbytur”, gjatë ekspeditës së zhytjes, me përgjegjës këtë shtetas, është mbytur shtetasja angleze R. G., 29 vjeçe. Nga verifikimet ka rezultuar se shtetasi S. K. e kishte punësuar në mënyrë të paligjshme instruktoren e zhytjes, në grupin e tij të punës, si dhe nuk ka siguruar kushtet e nevojshme teknike për zhytje.

Advertisement

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor Vlorë u arrestua në flagrancë shtetasi R. Ç., 54 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përfshirë në një aksident me dëme materiale, si dhe ka tentuar të largohet nga vendi i aksidentit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy