McGonigal pranoi pafajësinë/ Bardhi kërkesë SPAK: Nisni hetimet ndaj Ramës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
McGonigal pranoi pafajësinë/ Bardhi kërkesë SPAK: Nisni hetimet ndaj Ramës

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi i është drejtuar me një kërkesë zyrtare SPAK, ku kërkon që drejtësia të nisë hetimet ndaj kryeministrit Rama, lidhur më çështjen “McGonigal”. Ky i fundit pranoi pafajësinë duke pranuar se ka marrë 225 mijë dollarë nga një ish agjent shqiptar.

 

Bardhi i është drejtuar SPAK për të mësuar nëse ka nisur hetimet mbi këtë çështje në bazë të ecurisë së hetimeve në SHBA.

 

Advertisement

“Pranimi i fajësisë nga shtetasi amerikan Charles F. McGonigal e lidhin këtë të fundit me veprime dhe mosveprime të kundërligjshme të shtetasit Edi Rama, me detyrë kryeministër i Shqipërisë. Përvec pagesës në të zezë për të nisur një hetim të rremë kundër kundërshtarëve politik të Kryeministrit, çka përbën qartësisht korrupsion aktiv të zyrtarëve të huaj, rezulton se gjatë dëshmisë për pranimin e fajësisë Charles F. McGonigal ka shpjeguar se marrëdhënien me Edi Ramën e krijoi për efekt të biznesit.” – shkruan Bardhi në letrën drejtuar SPAK.

 

Opozita ka akuzuar që në krye të herës kryeministrin Rama, si të përfshirë në këtë aferë, pasi ka paguar shuma të mëdha parash për të nisur një hetim të rremë kundër kundërshtarëve politik të tij.

 

Advertisement

Deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar nga SPAK nëse ka kërkuar apo jo nga drejtësia amerikane një kopje të dosjes dhe nëse ka nisur hetimet ndaj kryeministrit, Edi Rama në Shqipëri.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy