Me 161 km/h në autostradë, policia kontrolle në vend, arrestime dhe mbi 1000 gjoba

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Me 161 km/h në autostradë, policia kontrolle në vend, arrestime dhe mbi 1000 gjoba

Policia e Shtetit ka vënë në pranga shtatë shoferë, pas kontrolleve të ushtruara në disa akse të vendit për drejtues të mjeteve që nuk i respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

 

Gjatë 24 orëve të fundit, janë konstatuar përsëri shumë drejtues mjetesh, që kanë tejkaluar shpejtësinë më shumë se limiti i lejuar nga 134 km/h  në rrugën interurbane Tiranë – Elbasan deri në 161 km/h në Rrogozhinë–Kavajë si dhe drejtues që kanë drejtuar mjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

 

Advertisement

Për këtë, janë pezulluar 39 leje drejtimi, nga të cilat 26 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 13 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

 

Ndërkohë, janë ndëshkuar gjobë në të gjithë vendin, 1046 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy