Me armë me vete e fishekë në fole gati për qitje/ Arrestohet 44-vjeçari në Peqin, me precedent të mëparshëm penal

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Me armë me vete e fishekë në fole gati për qitje/ Arrestohet 44-vjeçari në Peqin, me precedent të mëparshëm penal

Policia ka arrestuar një 44-vjeçar në Peqin, i cili lëvizte me armë me vete dhe fishek në fole.

 

Policia bën me dije se burri rezulton të jetë person me precedent të mëparshëm penal. Arma u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin që ai drejtonte.

 

Advertisement

Peqin/Operacione të njëpasnjëshme, të mbështetura nga inteligjenca policore, kundër veprimtarisë kriminale të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit.

 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Fatisha”.

 

Advertisement

Lëvizte i armatosur me pistoletë, me fishek në fole, arrestohet në flagrancë 44-vjeçari, me precedent kriminal të mëparshëm për armëmbajtje.

 

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, krehri i saj me fishekë dhe automjeti që drejtonte 44-vjeçari, në momentin e ndalimit.

 

Advertisement

Në vijim të punës intensive të Policisë, për konstatimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin kanë siguruar informacion nga inteligjenca policore, se një shtetas që lëvizte i armatosur në fshatin Fatisha, përbënte rrezik për banorët. Në bazë të këtyre informacioneve është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Fatisha”.

 

Si rezultat i operacionit është arrestuar në flagrancë shtetasi F. D., 44 vjeç, banues në lagjen “Teqe”, Peqin.

 

Advertisement

Në fshatin Fatisha është ndaluar për kontroll automjeti që drejtonte 44-vjeçari, të cilit iu gjet me vete, një armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, e gatshme për qitje. Arma u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin që drejtonte shtetasi F. D.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy