Me armë dhe fishek në fole, gati për qitje/ Arrestohet në Fier 49 vjeçari me rrezikshmëri të lartë (EMRI)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Me armë dhe fishek në fole, gati për qitje/ Arrestohet në Fier 49 vjeçari me rrezikshmëri të lartë (EMRI)

49 vjeçari Shpëtim Kanda është arreatuar nga policia në Fier, pasi u kap me armë dhe fishek në fole gati për qitje.

 

Në një njoftim për mediat, blutë bëjnë me dije se Kanda është një person me rrezikshmëri të lartë dhe i dënuar dy herë, një herë për vrasje dhe për vrasje të mbetur në tentativë.

 

Advertisement

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole, gati për qitje, dhe një krehër me municion luftarak.

 

Po ashtu, atij iu sekuestrua edhe maktina tip Benz me të cilin po udhëtonte.

 

Advertisement

Fier/Finalizohet operacioni policor i koduar “Hoxhara”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Fier.

 

Qarkullonte i armatosur me pistoletë me fishek në fole, gati për qitje, kapet dhe vihet në pranga 49-vjeçari me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve kundër personit.   

 

Advertisement

49-vjeçari, i dënuar 2 herë më parë, për vrasje dhe për vrasje të mbetur në tentativë. 

 

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, municioni luftarak dhe 1 automjet. 

 

Advertisement

Shërbimet e Policisë Kriminale të Komisariatit të Policisë Fier, bazuar në inteligjencën informative për një shtetas me rrezikshmëri shoqërore që mund të qarkullonte me armë zjarri me vete, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Hoxhara”. 

 

Si rezultat i këtij operacioni, në fshatin Hoxharë, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:   

 

Advertisement

– Sh. K., 49 vjeç, banues në Fier, i dënuar 2 herë më parë, për veprat penale “Vrasja”, “Vrasja”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit luftarak”. 

 

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole, gati për qitje, dhe një krehër me municion luftarak. 

 

Advertisement

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe automjeti tip “Benz” me të cilin udhëtonte ky shtetas.  

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy