Me armë zjarri, municione luftarake dhe drogë me vete/ Arrestohet 36 vjeçari në Fier (EMRI)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Me armë zjarri, municione luftarake dhe drogë me vete/ Arrestohet 36 vjeçari në Fier (EMRI)

Policia e Fierit gjatë operacionit “Zastava”, ka arrestuar shtetasin Edison Kastrati 36 vjeç, pasi u kap me armë zjarri, municione luftarake dhe kanabis me vete.

 

Përmes një njoftimi, policia thekson se 36 vjeçari akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

 

Advertisement

Fier / Kontrolle intensive të shtetasve të ndryshëm dhe në çdo ambient ku dyshohet se mbahen sende të kundërligjshme.

 

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Fier, operacioni policor i koduar “Zastava”.

 

Advertisement

Me armë zjarri, municion luftarak e doza kanabisi të gatshme për shitje, në banesë, arrestohet në flagrancë 36-vjeçari dhe sekuestrohen sendet e kundërligjshme.

 

Shërbimet e Policisë Kriminale të Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas mbante armë zjarri në banesë, shiste lëndë narkotike në doza, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Zastava”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

 

Advertisement

-E. K., 36 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

 

Si rezultat i kontrollit të imtësishëm, shërbimet e Policisë gjetën në banesën e 36-vjeçarit, 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe disa doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të gatshme për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 

Advertisement

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy